Mysafirët dhe analistët japin opinionet e tyre në emisionin e radhës Dueli Botëror që transmetohet në RTV Dukagjini dhe i kushtohet Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.
Në kuadër të fazës së 1/8 së finales, të hënën janë zhvilluar dy ndeshje, ku favoritët nuk lejuan të befasohen në ditën e 19-të të Botërorit.
Belgjika nuk lejoi të befasohej duke triumfuar 3-2, megjithëse japonezët ishin me dy gola në epërsi kundër belgëve.
Ndërsa ndeshja tjetër u zhvillua ndërmjet Brazilit dhe Meksikës, ku brazilianët triumfuan me rezultat të pastër 2-0.
Theksojmë se pas kësaj, Brazili do të takohet në çerekfinale me Japoninë në kërkim të një bilete për në gjysmëfinale të botërorit në shtetin rus.
Mysafirët e sotëm (e hënë) janë:
Ismet Munishi – (Trajner/Analist)
Bylbyl Sokoli – (Trajner/Analist)
Tringa Kay – Këngëtare
Kushtrim Mushica – Portier
Feim Kurhasani – Radio Dukagjini
Sonte pritet të ketë një spektakël duke përfshirë diskutimet, por edhe befasitë e reja gjatë emisionit.
Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=A5Uoi-a8gtA