Telegrafi

Listë me femra në Facebook, përjashtohet nga shkolla

Kjo i ka ndodhur një djaloshi 17-vjeçar nga Illinois në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi publikoi në “wall-in” e Facebook një listë të rreth 50 femrave të gjimanzit të tij “River Forest” në Oak Park, sipas preferencave seksuale.

Lista me emrat dhe fotot e 50 vajzave, shpesh herë shumë provokuese, qarkullonte në të gjithë grupin e miqve të 17-vjeçarit i cili u ndalua nga policia mëngjesin e të mërkurës.

Sikurse raprton “Chicago Tribune”, adoleshenti është përjashtuar nga shkolla për shkak të thyerjes së kodit etik me akuzën se ka abuzuar me teknologjinë dhe për diskriminim racor, kjo për shkak të përbuzjes së tij për femrat me ngjyrë që i kishte renditur në fund të listës. / Telegrafi /