Kombëtarja e Belgjikës, ka publikuar listën zyrtare me lojtarët e ftuar për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar.
Talenti nga Kosova, Adnan Janzuaj ka marrë ftesë dhe do të jetë në Kampionatin Botëror me Belgjikën.
Kombëtarja belge ka ftuar 23 futbollistë ndërsa mbrojtësi Laurent Ciman do të jetë në gatishmëri nëse nuk riaftësohet Vincent Kompany nga lëndimi.
Gjithashtu është ftuar edhe sulmuesi i Borussia Dortmund, Michy Batshuayi i cili është i lënduar dhe shpreson të rikuperohet deri në ndeshjen e parë.
Jashtë kësaj liste ka mbetur sulmuesi i Crystal Palace, Christian Benteke.
Përveç sulmuesit shtatlartë, jashtë kanë mbetur edhe Jordan Lukaku i Lazios, portieri Matz Sels dhe qendërmbrojtësi Christian Kabasele. /Telegrafi/