Telegrafi

Lista e Unitedit për në Ligën e Evropës, një yll mbetet jashtë saj

Manchester United ka publikuar listën për garën evropiane, Liga e Evropës.

Gjiganti anglez që është edhe favorit për ta fituar këtë trofe, do të ndeshet me Fenerbahcen dhe Feynoordin në grupin A.

Trajneri portugez i Unitedit, Jose Mourinho ka publikuar emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Por ajo që ka rënë në sy është se mesfushori gjerman Bastian Schweinstaiger ka mbetur jashtë kësaj liste duke treguar qartazi se Mourinho nuk llogaritë në shërbimet e tij. /Telegrafi/

Lista e plotë e Unitedit:

Portierë: David de Gea, Sergio Romero, Sam Johnstone

Mbrojtësit: Eric Bailly, Phil Jones, Marcos Rojo, Chris Smalling, Luke Shaw, Timothy Fosu-Mensah, Antonio Valencia, Matteo Darmian, Axel Tuanzebe

Mesfushorët: Paul Pogba, Juan Mata, Jesse Lingard, Michael Carrick, Daley Blind, Ashley Young, Ander Herrera, Henrikh Mkhitaryan, Marouane Fellaini, Morgan Schneiderlin

Sulmuesit: Memphis Depay, Zlatan Ibrahimovich, Wayne Rooney, Anthony Martial, Marcus Rashford