Site icon Telegrafi

Lista e ekipeve pjesëmarrëse në Majorin e CS:GO në Brazil – IEM Rio Major 2022

Tashmë turnetë kualifikues për Majorin e CS:GO që do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit kanë përfunduar, dhe janë mësuar ekipet të cilat do të garojnë për grupin e çmimeve rreth 1.2 milion dollarë.

Gjithsej 24 skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në Majorin e CS:GO në Brazil, por vetëm 16 prej tyre do të sigurojnë statusin ‘Legends’.

Tetë ekipe të cilat janë kualifikuar me tri fitore dhe asnjë humbje tashmë kanë kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage’, ndërsa 16 të tjera do të garojnë në ‘Challengers Stage’, ku vetëm tetë prej tyre do të kalojnë në fazën e ‘Legends Stage’ për t’iu bashkuar tetë ekipeve tjera.

Faza ‘Challengers Stage’ ku bënë pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles pritet të mbahet nga data 31 deri më 3 nëntor, ndërsa faza kryesore ‘Legends Stage’ do të mbahet nga data 5 deri më 13 nëntor.

Më poshtë i gjeni të gjitha ekipet pjesëmarrëse në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major 2022:

Challengers Stage:

 

Fnatic
GamerLegion
Bad News Eagles
Cloud9
Vitality
BIG
MOUZ
Outsiders
OG
9z
FURIA
00NATION
Evil Geniuses
Imperial
IHC
Grayhound

Legends Stage:

FaZe
NiP
Sprout
Spirit
Na’Vi
ENCE
Heroic
Liquid

/Telegrafi/

Exit mobile version