Telegrafi

Lista e Brazilit kundëArgjentinës, mungojnë dy yje të Realit dhe po aq të Barçës

Trajneri i kombëtares braziliane Edu Gaspar ka zbuluar emrat e listës së futbollistëve që ka ftuar për dy ndeshjes e ardhshme të Brazilit.

Kjo e fundit më 9 qershor do të ndeshet me Argjentinën ndërsa katër ditë më vonë do të ballafaqohet me Australinë.

Casemiro, Marcelo, Neymar dhe Dani Alves nuk do të luajnë në këto dy takime.

Skuadra e Brazilit:

Portierët: Diego Alves (Valencia), Weverton (Atletico-PR), Ederson (Benfica).

Mbrojtësit: David Luiz (Chelsea), Gil (Shandong Luneng), Jemerson (Monaco), Rodrigo Caio (Sao Paulo), Thiago Silva (PSG), Alex Sandro (Juventus), Fagner (Corinthians), Filipe Luis (Atletico Madrid), Rafinha (Bayern).

Mesfushorët: Fernandinho (Manchester City), Giuliano (Zenit), Lucas Lima (Santos), Paulinho (Guangzhou Evergrande), Coutinho (Liverpool), Renato Augusto (Beijing Guoan), Rodriginho (Corinthians), Willian (Chelsea).

Sulmuesit: Diego Souza (Sport), Douglas Costa (Bayern Munich), Gabriel Jesus (Manchester City), Taison (Shakhtar).