2 Korriku U19 ka shënuar fitore ndaj UC Dublin U19 me rezultat 2-1 në kuadër të paraeliminatore të UEFA Youth League.
Skaudra nga kryeqetiti edhe pse e nisi mirë takimin, pranoi një gol në minutën e 30-të.
Jamie Ryan shënoi për 1-0 në të mirë të mysafirëve, duke heshtur për disa momenti të pranishëmit në stadiumin “Fadil Vokrrin”
Por në minutën e 42-të, Lis Berisha, pasi fitoi një top, me një gjuajtje të bukur arriti të shënojë për 1-1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën djelmoshat tanë kërkuan me ngulm fitoren.
Zhvillohej minuta e 60-të, kur Donat Mehmeti asistoi te Lis Berisha i cili sërish arriti të gjejë rrjetë, kësaj radhe për epërsinë prej 2-1.
Deri në fund, edhe pse me mund 2 Korriku arriti ta ruajë epërsinë dhe të marr fitore në ndeshjen e parë.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy jave në Dublin. /Telegrafi/