I arrestuar në ndeshjen Besa-Prishtina, Liridon Leci, pas 2 ditësh qëndrimi në paraburgim është liruar.
“Absurde çfarë ka ndodhur. Prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën,” ka thënë Leci ndër të tjera për faqen zyrtare të Prishtinës sot. Leci është shprehur se do të çojë rastin në instanca më të larta.
Mbrojtësi i Prishtinës ishte përjashtuar nga ndeshja Besa-Prishtina, për shkak të një kartoni të kuq. Më pas, kur u lëndua portieri i Prishtinës, Alban Muçiqi, ai u afrua për të parë gjendjen, në ndërkohë pati fërkim me një polic, që pasi u hamend njëherë, e arrestoi.
Ndeshja futbollistike në mes KF Besa nga Peja dhe KF Prishtina nga Prishtina, e vlefshme për Superligën e Kosovës në futboll nuk kaloi pa telashe.
Kjo pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes Policia e Kosovës, arrestoi futbollistin e Prishtinës, Liridon Lecin, njofton Klan Kosova. Arrestimi i tij ndodhi pasi Leci, hyri në fushë të lojës prapa portës së ekipës së Prishtinës. Paraprakisht ai ishte ndëshkuar me karton të kuq, që nënkupton përjashtim nga loja.