Komuna e Prishtinës ka marrë vendim duke liruar nga pagesa e Trafikut Urbam invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kjo u bë e ditur në një postim në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera është thënë se lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.
“Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës. Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.
Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe fillon të zbatohet nga data e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi”, shkruhet në Facebook.
Sipas postimit ky vendim nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës çlirimtare. /Telegrafi/