Telegrafi

Lirim Zendeli zë vendin e dytë në Formula 4, lë pas djalin e legjendës Michael Schumacher (VIDEO)

Lirim Zendeli ka arritur sukses të madh duke e përfunduar i dyti garën për Çmimin e Madh të Zandvoort në Formula 4, në garën që u zhvillua në Amsterdam.

Ngasësi i talentuar shqiptar ka zënë një vend në podium, duke përfunduar pas Mike David Ortmann, dhe para të birit të legjendës Michael Schumacher, Mick.

Zendeli është vetëm 16 vjeçar dhe garon nën flamurin e Gjermanisë, shkruan Lajmi.

Ky është viti i parë i tij në Formula 4, dhe ne i dëshirojmë sukses në të ardhmen, duke shpresuar që ta shohim sa më shpejtë në garat e Formula 1.

Garën e plotë ku Zendeli zuri vendin e dytë, mund ta shikoni në videon e mëposhtme.