Telegrafi

Lirim Kastrati shënon për Ujpestin, por skuadra e tij pëson humbje

Mbrojtësi nga Kosova, Lirim Kastrati ka bërë një paraqitje të mirë në humbjen e Ujpest ndaj Gyirmot, në kuadër të javës së tetë në OTP Liga.

Kastrati ka shënuar golin e vetëm dhe të nderit për Ujpestin në humbje ndaj Gyirmot me rezultat prej 3-1.

Golin mbrojtësi e ka arritur në minutën e 52-të që ishte edhe i vetmi për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

22 vjeçari deri me tani ka tetë ndeshje dhe ka realizuar vetëm një gol.

Te Gyirmot luajti Florent Hasani, i cili u fut në minutën e 86-të të takimin.

Me këtë humbje Ujpest ndodhet në pozitën e fundit me vetëm tre pikë, derisa Gyirmot në pozitën e dhjetë me gjashtë pikë. /Telegrafi/