Telegrafi

Lirim Kastrati gjen golin edhe në Kupën e Polonisë për Legian – ky është goli më i çuditshëm që e ka shënuar në karrierën e tij

Lirim Kastrati duket se e ka gjetur shumë mirë vetën te Legia, ku golat nga ai nuk po mungojnë.

Sulmuesi anësor i Kosovës, ka arritur të shënojë edhe në ndeshje Suëalki në Kupën e Polonisë, ku Legia fitoi 3-1.

Kastrati e nisi takimin nga fillimi, ku pjesa e parë u mbyll baras 1-1.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 65-të, ai përfitoi nga një moment i dobët i portierit kundërshtar i cili u vonua të gjuajë, duke ia zënë goditjen për ta quar topin në rrjetë.

Kastrati duket se shumë shpejtë është kthyer në njërin prej lojtarëve të preferuar të Legia. /Telegrafi/