Site icon Telegrafi

Liridon Leci ndahet me Prishtinën

Futbollisti Liridon Leci përfundimisht largohet nga skuadra e Prishtinës.

Pas rikthimit të tij, ai pas një viti largohet prapë, pasi sipas tij nuk është gjetur gjuha e përbashkët me klubin.

“Nga sot kam vendosur që të mos jem më pjesë e klubit e FC Prishtina, për arsye se nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për bashkëpunim në sezonin e ardhshëm”.

“Karrierën time kam vendos ta vazhdoj në ndonjë klub tjetër”, shkruan Leci, i cili së shpejti do të vendos për të ardhmen e tij.

Leci ka luajtur për Prishtinën dhe Hajvalinë në Kosovë, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Shqipëri dhe Suedi. /Telegrafi/

Exit mobile version