Sherift Tiraspoli edhe pse humbi ndeshjen e parë 3-0, brenda tetë minutave u kthye në lojë në ndeshjen e dytë.
Takimi nisi shumë mirë për skuadrën moldave të Tiraspolit, pasi që në minutën e tretë, kaluan në avantazh.
Goli u shënuar nga shqiptari Liridon Latifi, që shënoi pas tentimit të dytë.
Klubi moldave shënoi edhe dy herë shpejtë, por që nuk mjaftuan.
Kjo pasi pësuan gol në pjesën e dytë, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Latifi sic duket e ka gjetur vetën në klubin e ri, ku po shënon rregullisht. /Telegrafi/