Site icon Telegrafi

Liridon Latifi mund të luajë kundër Bayernit, Atleticos dhe PSV-së

Liridon Latifi me gjasa të mëdha do të transferohet në Rusi te skuadra që luan në Ligën e Kampionëve, Rostov.

Anësori nga Prishtina ka dy vite që shkëlqen me kampionët e Skënderbeut duke tërhequr interesimin e shumë skuadrave.

Rostov do të luajë për herë të parë në këtë garë për kundërshtarë do ta ketë Bayerni Munichun, Atletico Madridin dhe PSV.

Të gjitha këto ekipe të mëdha që nuk kanë nevojë për prezantim.

Burime të Telegrafit pranë lojtarit kanë bërë me dije se gjatë këtyre ditëve pritet të mbyllet gjithçka dhe vlera e këtij transferimi do jetë rreth 1 milionë euro.

Latifi ka luajtur për Flamurtarin dhe Prishtinën në Kosovë, ndërsa është pjesë e Kombëtares shpresa të Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version