Reprezentuesi i Kosovës, Liridon Krasniqi ka shkëlqyer në debutimin e tij te skuadra nga Malajzia, Melaka United, ku shënoi një gol të bukur dhe dhuroi një asistim.
Krasniqi vetëm dy javë më parë kompletoi transferimin e tij te Melaka United nga ekipi tjetër nga Malajzia, Kedah.
Te Kedah, futbollisti nga Kosova kishte një formë mjaft të mirë duke shënuar 19 gola në 67 paraqitje.
Paraqitjet e mira, Krasniqi po i vazhdon edhe te Melaka, pasi ka shkëlqyer në debutimin e tij.
Reprezentuesi i Kosovës ka arritur të shënojë gol dhe të asistojë në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Petaling Jaya CFC.
Në minutën e 39-të të ndeshjes, Krasniqi shënoi një supergol në mënyrë akrobatike duke ia dhuruar epërsinë 1-0 ekipit të tij.
Paraqitja e mirë e Krasniqit nuk përfundoi këtu, pasi djaloshi nga Kosova asistoi edhe tek goli i 2-0 në minutën e 44-të.
Me këto dy gola, 27-vjeçari menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve të Melaka United. /Telegrafi/