Skuadra malajziase, Kedah, ka shënuar fitore prej 3-2 kundër MISC-MIFA, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Malajzisë.
Ylli i kësaj ndeshjeje ishte mesfushori shqiptar nga Kosova, Liridon Krasniqi.
Mysafirët shënuan të parë me anë të Kpah Sherman (28′), mirëpo në fund të pjesës së parë (44′), Krasniqi e barazoi rezultatin nga penalltia dhe natyrisht se festa ishte me simbolin e shqiponjës.
Në fraksionin e dytë, Syazwan Tajudin shënoi autogol duke e rikthyer epërsinë për MISC-MIFA.
Mirëpo, aty ishte Liridon Krasniqi, i cili kësaj radhe realizoi nga loja e hapur (60′).
https://www.youtube.com/watch?v=qhYdd2jycDg&feature=youtu.be
Dhe me golin e shënuar nga Sandro, Kedah e fitoi këtë ndeshje.
Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës së Krasniqit në kuadër të Kupës së Malajzisë, pasi në dy ndeshjet e mëparshme, ka regjistruar një barazim dhe një humbje. /Telegrafi/