Telegrafi

Liridon Balaj vazhdon shkëlqimin në Zvicër me het-trik ndaj Lausannes – në anën tjetër Andi Zeqiri shënoi dy herë

Liridon Balaj dhe Andi Zeqiri kanë shkëlqyer në derbin e ligës së dytë në Zvicër, në përballjen që Aarau e ka fituar ndaj Lausannes me rezultat 5-4.

Fitorja i takoi Balajt që dikur aktivizohej me Besën e Pejës, i cili shënoi një het trik, duke i ndihmuar skuadrës së tij të fitojë.

Me këto tri gola Balaj shkon në kuotën e pesë golave sezonal.

 

Paraqitje spektakolare pati edhe Andi Zeqiri, i cili golin gjeti dy herë.

Nga nëntë gola të shënuara në Aarau,  pesë erdhën nga dyshja kosovare; Balaj-Zeqiri, të cilët sonte ishin kundërshtarë në fushën e blertë.

Zeqiri ka shënuar 14 gola këtë sezon, ndërsa ditë më parë konfirmoi se do të luajë për Kosovën. /Telegrafi/