Telegrafi

Liria zyrtarizon tre lojtarë

Kampionati i futbollit në Kosovë momentalisht është në pushim, mirëpo ky fakt nuk po i ndalon skuadrat që të bëjnë lëvizje dhe të përforcohen me lojtarë të rinj.

Edhe ekipi prizrenas, Liria ka bërë ndryshme si në përbërje të futbollistëve ashtu edhe në shtabin teknik. Ekipi bardhezi ka ditë më parë ka emëruar në krye të skuadrës trajnerin me përvojë, Ramiz Krasniqin, kurse ky i fundit ka paralajmëruar përforcime të reja.

“Kemi arritur tri transferime në pozita te ndryshme, Erdin Hashani, mbrojtës, Durim Gashi sulmues anësor dhe Alban Shillova sulmues qendror. Jemi në bisedime edhe me dy futbollistë të tjerë dhe më pas do të shohim si do të rrjedhin gjërat”, ka deklaruar Krasniqi për Teleskopi.net.

Liria cilësohet si njëra nga ekipet më me traditë në futbollin kosovar. Sezonin që lamë pas ky ekip u pozicionua në vendin e shtatë në Superligë me gjithsej 44 pikë të tubuara.