Site icon Telegrafi

Liria vazhdon kontratat me dy futbollistë

Valon Bytyqi

Liria sezonin e ardhshëm do të vazhdojë të bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Prizrenasit kanë pasur një sezon dëshpërues duke humbur statusin e ekipit të Superligës, por duket se kanë filluar të mobilizohen për tu rikthyer në shoqërinë e ekipeve të mëdha.

Ajo së fundi ka vazhduar kontratat e dy lojtarëve, të cilët do të jenë pjesë e bardhezinjve edhe për një sezon.

Fitim Susuri

“Valon Bytyqi dhe Fitim Susuri e kanë vazhduar kontratën edhe për një vit”, shkruan faqja e klubit.

Kujtojmë se ditë më parë klubit i është bashkuar edhe Alsid Tafili, i cili është kthyer në ekip pothuajse pas një dekade.

Ndryshe, Liria pas largimit të trajnerit Erdogan Celinës ka angazhuar Samuel Nikajn, i cili javë më parë ishte larguar nga Vushtrria. /Telegrafi/

Exit mobile version