Liria ka filluar fuqishëm përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Pas nënshkrimit me trajnerin Bledi Shkëmbi dhe disa transferimeve, Liria ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Tash klubi nga Prizreni ka caktuar Ohrin si vendin për përgatitjet parasezonale.
Skuadra prizrenase aty do të zhvillojë stërvitjet dhe disa ndeshje miqësore.
Liria do të qëndrojë dy javë në Ohër dhe do të jetë e vendosur në hotelin Belvedere.
/Telegrafi/