Liria po përgatitet për ndeshjen me Trepçën ’89. Bordi i klubit mbajti mbledhjen e rregullt, ku analizoi fillimin e stinorit dhe përgatitjet në vazhdim.
Gjithashtu, u kërkua që të ngritët niveli i disiplinës tek futbollistët që llogaridhënia të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë dhe rezultateve.
U diskutua edhe për ndeshjen e radhës, të javës së 19-të të cilën Liria në fundjavë e zhvillon me Trepçën ’89. Me këtë rast u kërkua mobilizim i shtuar për këtë ndeshje.
Bordi i Lirisë ka planifikuar që nga tash e tutje të ketë edhe lojë shpërblyese për tifozët që blejnë bileta. Kështu, këtë herë do të startohet me telefona të mençur. Tërheqja e fituesve, do të bëhet në pushimin e 45-minutshit të parë.
Tifozët që blejnë biletë, duhet të ruajnë kuponin me numrin serik, për të qenë në konkurrencë për lojën shpërblyese. Ky takim luhet të shtunën nga ora 13:30.