Telegrafi

Liria stërvitjet e palestrës i kryen në FiveStar (Foto)

Liria tashmë që nga dita e dytë e nisjes së fazës përgatitore po punon intensivisht, dy herë në ditë.

Krahas ndihmës së gjithanshme që po japin për klubin subjekte të ndryshme afariste dhe qytetarë, është edhe Palestra ‘Five Star” që i ka bërë ‘konak’ Lirisë, njofton faqja zyrtare e klubit.

“Ne, si Five Star, kemi qenë përherë afër klubeve të sportit në Komunën e Prizrenit.Në këtë rast është nder dhe respekt të japim kontributin tonë për KF Liria, klubin më të madh në qytetin tonë. Kjo ndihmë për Lirinë nuk do të mungoj nga Five Star, përkundrazi ajo do të shtohet”, ka thënë menaxheri i kësaj palestre, Burim Shehu. Këto shërbime ofrohen falas për klubin.

Lidhur me këtë mundësi, kryetari Mirsad Çollaku, është shprehur shumë falënderues.’Përkrahja për Lirinë po shtohet çdo ditë. Kjo është dëshmia më e mirë që Liria është e të gjithëve, dhe të gjithë duhet ta mbështesim. Me këtë rast, falënderojmë Five Star, për shërbimet e ofruara falas në këtë palestër’, ka thënë ai.

Liria, të mërkurën paradite ka punuar në këtë palestër kurse pasdite në stadiumin ‘Përparim Thaçi’.

Liria, të premten ka në program ndeshjen e parë miqësore me skuadrën e ONIX-it.

Është kjo prova e parë, përkatësisht mundësia e trajnerit , Bledi Shkëmbi për të parë nga afër formën e secilit futbollistë. Ndeshja luhet në ‘Përparim Thaçi’, në ora 18:00.