Liria ka vazhduar serinë e fitoreve në përgatitjet që po bënë në Maqedoni.
Të shtunën ‘bardhezinjtë’ mundën Trim Lumin nga Struga 2:1.
Loja ishte e fortë dhe angazhimi qe i theksuar në të dyja taborret.
Liria, avancoi pas gjuajtjes së fortë të Ilir Mustafës, pas një topi të dëbuar nga korneri. Por, strugasit pas 10-të minutave barazuan në 1:1.
Edhe pjesa e dytë u shqua me lojë të fortë, me aksione të rrjedhshme, që Zenel Gavazaj shënon në këtë kohë për 2:1, pasi goditi nga 20 metra.
“Me këtë lojë, Liria përmbylli kampanjën përgatitore në Ohër dhe të dielën kthehet në Prizren. E motivuar, mirë e përgatitur dhe plotë energji për start të suksesshme në stinorin e ri”, ka thënë drejtoi i klubit, Erxhan Dana. /tELEGRAFI/