Site icon Telegrafi

Liria për fitore kundër Besës

Të premten është mbajtur seanca e fundit stërvitore e Lirisë.

Prizrenasit do të jenë mysafirë të skuadrës pejane të Besës, e cila është në krizë të thellë financiare.

Kapiteni i bardhezinjve, Robert Gjeraj, pohon se do të arrijnë të kthehen me tre pikët e para të marra në udhëtimi në këtë vjeshtë.

“Ne, me më pak fat sportiv kemi mundur të ktheheshim me fitore edhe nga Prishtina, në ndeshjen me Flamurtarin. Këtë herë besoj dhe jemi optimist se nga Peja , do të kthehemi me tre pikë. Jemi të përgatitur dhe mobilizuar për fitore”, ka thënë Gjeraj.

Kujtojmë se ndeshja mes dy rivalëve të vjetër zhvillohet të shtunën (sot) me fillim në ora 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version