Telegrafi

Liria me objektiva të qarta, kthen tre futbollistë prizrenas në skuadër

Liria tashmë duket se e ka tejkaluar krizën që pati brenda klubit dhe gjërat duket se kanë rënë në binar.

Pas emërimit të Skënder Shengylit në krye të shtabit teknik, tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për stinorin pranveror.

Përveç tjerash, klubi prizrenas ka zyrtarizuar rikthimin e tre futbollistëve në skuadër: Fatih Karahoda, Qëndrim Gashi dhe Behar Dina.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, teksa janë paralajmëruar edhe ardhje të tjera.

Liria kërkon rikthimin në Superligë, ndërsa aktualisht në Ligën e Parë e mban vendin e tretë më 26 pikë, dy më pak se lideri Besa. /Telegrafi/