Site icon Telegrafi

Liria nuk arrin më shumë se barazim ndaj Drenicës

Liria nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë nga dueli në shtëpi ndaj Drenicës që përfundoi me rezultat 1-1.

Skuadra preizrenase pati nevojë të madhe për pikë ndaj kundërshtarit që u cilësua si jo i vështirë për t’i rrëmbyer ato në “Përparim Thaçi”.

Ishte Fatih Karahoda ai që shënoi golin hapës të takimit pas 24 minutash lojë.

Shpejt erdhi reagimi i Drenicës që shënoi për 1-1 me anë të Pasomës (31′).

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Liria bëri shumë presion në kërkim të golit dhe kishte raste, por nuk ja doli të shënonte golin e fitores.

Me këtë barazim Liria ka 24 pikë, tri më pak se Ballkani dhe Flamurtari që përballen drejtpërdrejt në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Exit mobile version