Telegrafi

Liria në kërkim të trajnerit të ri

Ka qenë vetë kryetari i klubit Liria Mirsad Çollaku, që ka bërë të ditur lajmin, se ekipi është në kërkim të një trajneri të ri shqiptar.

Drejtuesit e ekipit kanë pëlqyer te largohen nga Kosova, për të kërkuar një trajner në shtetin fqinj, në Maqedoni.

“Jemi duke hulumtuar, ende nuk kemi vendosur nëse do të jetë kosovar apo i huaj, por gjasat janë të jetë i huaj. Ndoshta do të jetë nga Maqedonia, një shqiptar me përvojë ndërkombëtare”, ka deklaruar Çollaku për “Olle”.

Ende nuk janë zbulua detajet e reja, lidhur me emrin apo kohën se kur ky i fundit do të afrohet, por diçka është e sigurt, ai do të jetë shqiptar.