Liria do të udhëtojë në fundjavë në Prishtinë dhe për këtë ndeshje lojtarët do të izolohen.
‘Shkaku i rëndësisë së ndeshjes së javës së XX-të, Prishtina-Liria, që zhvillohet të shtunën në Prishtinë, Bordi i KF “Liria”, vendosi që skuadrën ta dërgoj në karantin’, ka njohtuar kryetari Mirsad Çollaku.
Pas stërvitjes së ditës së premte e deri në nisjen për ndeshjen në Prishtinë, futbollistët do të jenë ‘të izoluar’ përkohësisht edhe nga interneti.
Atyre do tu merren edhe telefonat deri në përfundim të ndeshjes.
Ndeshja, Prishtina-Liria, zhvillohet në Prishtinë të shtunën në 13.30.