Skuadra e Lirisë assesi të ndalet me transferimi dhe kësaj radhe ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Tiranës, David Domgjoni.
Domgjoni i lindur në Prizren ka qenë pjesë e Lirisë në grupmoshat e reja, ndërsa ishte pjesë e Shkëndisë U19.
Ai pastaj bëri karrierë te Tirana, ndërsa ishte në huazim te Kastrioti i Krujës për gjashtë muaj.
Në edicionin e fundit Domgjoni, ishte pjesë e rëndësishme e formacionit të Tiranës, ndërsa luajti 90-të, minuta në ndeshjen e Evropa Ligës, përball Macabi tel Aviv.
Gjithashtu Domgjoni është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë, për grupmoshat e reja. /Sportekspres/