Liria ka mundur me rezultat bindës, 3:0 Laçin, në ndeshjen kontrolluese në Pogradec.
Liria, në pjesën e parë pati avantazhin 2:0, me golat e shënuar nga Korenica ’12, Magani ’30 dhe Kocev ’63.
Bledi Shkëmbi ka provuar të gjithë lojtarët, në ndeshjen që e ndoqën rreth 200 shikues.
’Liria, fitoi ndeshjen të cilën e dominoi tërë kohën.Madje, ne dominuam në çdo aspekt’, ka thënë nga Pogradeci, drejtori i Lirisë, Erxhan Dana.
Liria të mërkuren mundi po me rezultat bindës, 4:1 Flamurtarin nga Ladrishta e Maqedoonis. Shënues në këtë lojë ishin Q.Gashi,Sefa,Kote e Avdyli.
Ndryshe, Liria nga 17 korriku ndodhet në Ohër në përgatitje.