Telegrafi

Liria kurrsesi të fitojë

Skuadra e Lirisë kurrsesi të fitojë anipse fjala është për ndeshje miqësore.

Pas barazimit ndaj Vëllaznimit në Gjakovë dhe humbjes nga Ferronikeli në Drenas, ekipi prizrenas ka barazuar edhe me Dukagjinin e Klinës.

Klinasit erdhën të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Emanuell Zallaj, ndërsa Liria barazoi përmes Blendi Memajt, 1:1.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet për Lirinë

Liria ka siguruar mbijetesën në Superligë dhe stinorit të ri do t’ia nisë ndaj Drenicës si mysafire.

Ndërsa Dukagjini humbi mundësinë për Superligë pasi që nuk e kaloi ndeshjen e barazhit ndaj Drenicës.

Kësisoj, Lirisë së trajnerit Ramiz Krasniqi i duhet ende kohë për ta komponuar skuadrën.