Telegrafi

Liria fiton kundër Dritës, Prishtina barazon me Drenicën

Liria ka triumfuar, ndërsa Prishtina barazoi me Drenicën në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Prizrenasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Dritës me rezultat 2-0, ndërsa prishtinasit barazuan 1-1 me drenicakët.

Golat për Lirinë i shënuan Qëndrim Gashi (‘14) dhe Artur Magani (‘35).

Në anën tjetër, Prishtina nuk arriti të triumfoi kundër kuqezinjve, duke nxjerrë vetëm një pikë.

“Plisat” shënuan në minutën e 83-të përmes Bozhovicit, ndërsa ka barazuar Genc Hamiti në minutat e fundit të ndeshjes.

Prishtinas pas kësaj ndeshje ka shtatë pikë dhe zë pozitën e tretë, ndërsa Drenica ngjitet në vendin e shtatë. /Telegrafi/