Site icon Telegrafi

Liria fiton edhe ndaj Pobedës

Liria ka shënuar edhe fitoren e tretë në përgatitjet që po i zhvillon në Ohër të Maqedonisë.

Këtë herë ‘viktimë’ ishte skuadra me nam, Pobeda e Prilepit.

“Ndeshja ka qenë shumë e fortë dhe testi i vështirë. Loja ka qenë vërtetë arrë e fortë për këtë fazë të përgatitjeve, ku Liria dha maksimumin dhe në fund arritëm fitore’, ka thënë drejtori Erxhan Dana nga Ohri.

Ndeshja nisi me disavantazhin e prizrenasve, kur në minutën e gjashtë maqedonasit kaluan në epërsi.

Por, Liria shpejt arriti të këndellet dhe nga minuta e 15-të baraspeshoi forcat, duke ndjekur rezultatin. Pjesa e dytë foli për Lirinë dhe barazimi erdhi në minutë 60 përmes Artur Maganit.

Kurse i riu Zenel Gavazaj, shënoi katër minuta para fundit për rezultatin 2:1 për Lirinë. Në të dyja rastet asistoi Mevlan Zeka.

Exit mobile version