Site icon Telegrafi

Liria fillon përgatitjet pranverore në terren të mbuluar me dëborë (Foto)

Klubi futbollistik i Lirisë ka nisur me përgatitjet për edicionin pranveror.

Prizrenasit kanë nisur të stërvitjet pas një pushimi një mujor dhe ushtrimet e para i kanë zhvilluar në stadiumin ‘Përparim Thaçi’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lirisë

Por, ajo që ka rënë në sy është fusha në stadiumin e qytetit të Prizrenit. Si pasojë e rënies së dëborës, i gjithë terreni është zbardhur, por edhe në këto kushte po stërviten prizrenasit, transmeton Telegrafi.

Thirrjes së parë i janë përgjigjur të gjithë futbollistët, pos Gentian Elezajt, që pritet t’i bashkohet skuadrës (ndodhet jashtë vendit), si dhe Henry Chibueze e Deji Joel, që me leje ndodhen në pushim.

Ndërkohë, sot ‘Arpahjik’t’ kanë zyrtarizuar blerjen e Fillim Guraziut, kapitenit të Hajvalisë.

Ndryshe, Liria gjendet në pozitën e shtatë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me njëzet pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version