Telegrafi

Liria e fiton derbin e qytetit ndaj A&N, rezultatet komplete të xhiros së tetë në Ligën e Parë

Ka përfunduar xhiro e tetë në Ligën e Parë të Kosovës, ku kjo javë ka qenë e rezervuar për derbin e qytetit të Prizrenit.

Liria ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj A&N, për të vazhduar ngjitjen në tabelë.

Fitore ka marrë edhe lideri Malisheva që ka triumfuar 0-2 te Drenasi, ndërsa Onix ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë 0-1.

Në Grupin B ka befasuar për të keq Flamurtari, pasi ka humbur në kryeqytet 0-2 nga Kika.

Ferizaj ka luajtur baras 0-0 me liderin Ulpianën, ndërsa pa gola luajtën edhe Dardana dhe Vitia. /Telegrafi/

Grupi A

Drenasi – Malisheva 0-2
Istogu – Dukagjini 0-0
Liria – A&N 2-0
Vëllaznimi – Onix 0-1
Vushtrria – Trepça 0-0

Grupi B
Ramiz Sadiku – KEK-u 1-0
Ferizaj – Ulpiana 0-0
Flamurtari – Kika 0-2
Dardana – Vitia 0-0
Vllaznia – 2 Korriku 2-0