Ka përfunduar xhiro e tetë në Ligën e Parë të Kosovës, ku kjo javë ka qenë e rezervuar për derbin e qytetit të Prizrenit.
Liria ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj A&N, për të vazhduar ngjitjen në tabelë.
Fitore ka marrë edhe lideri Malisheva që ka triumfuar 0-2 te Drenasi, ndërsa Onix ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë 0-1.
Në Grupin B ka befasuar për të keq Flamurtari, pasi ka humbur në kryeqytet 0-2 nga Kika.
Ferizaj ka luajtur baras 0-0 me liderin Ulpianën, ndërsa pa gola luajtën edhe Dardana dhe Vitia. /Telegrafi/
Grupi A
Drenasi – Malisheva 0-2
Istogu – Dukagjini 0-0
Liria – A&N 2-0
Vëllaznimi – Onix 0-1
Vushtrria – Trepça 0-0
Grupi B
Ramiz Sadiku – KEK-u 1-0
Ferizaj – Ulpiana 0-0
Flamurtari – Kika 0-2
Dardana – Vitia 0-0
Vllaznia – 2 Korriku 2-0