Të mërkurën nga ora 14.00, në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, në Prizren, Liria i bën konak rivalit lokal, Vëllaznimit.
Për ndeshjen që është e vlefshme për javën e 23-të, të Vala Supërligës së Kosovës, ka një interesim të madh nga të dyja qytetet, sidomos pas formës së mirë që po kalojnë skuadrat.
Liria dhe Vllaznimi, janë ekipe që kanë ambicie të kundërta, në këtë duel.
Përderisa gjakovarët e kanë mbijetesën objektiv, Liria synon vetë kreun.
Kjo aspiratë ka qenë nga fillimi i stinorit, por tashmë me dy fitoret rresht, ndaj Feronikelit, përkatësisht Llapit si mysafirë, Liria ka rritur ambiciet.
Meriton Korenica e Alush Gavazaj, do të rikthehen në përbërjen bazë, pasi që munguan lojën me Llapin, shkaku i suspendimit me kartonë.
Ndërsa, mungon Florent Avdyli, që vuan ndëshkimin me kartonë.
Sulmuesi më i mirë i skuadrës, Arthur Magani shfaqet me besim para këtij dueli.
“Pres që të mërkurën shkallët e stadiumit të jenë plotë, e ne t’i gëzojmë adhuruesit tanë me fitore”.
“Do të jetë vështirë, por ne kemi synimin e qartë, tre pikët e reja. Besoj që kemi kapur formën dhe me ndihmën e publikut dhe angazhimin ton në fushë të marrim maksimumin’, ka thënë Artur Magani, golashënuesi më i mirë i ‘bardhezinjëve’. /Telegrafi/