Pas mbylljes me sukses të fazës përgatitore në Ohër, Liria është kthyer në Prizren, duke vazhduar me përgatitjet para sezonit të ri.
Miqësoret nuk kanë mbaruar, sepse skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të luajë dy ndeshje derbi në Tiranë pas pak ditësh.
Fillimisht, më 7 gusht (17.30) Liria do të ndeshet me Kukësin në Pezë-Helmës.
Më pas, më 12 gusht e ka radhën miqësorja me Tiranën (17.00) në “Selman Stërmasi), shkruan Sportekspres.
Dy miqësore niveli, me shumë vlerë për të gjitha skuadrat e përfshira, pasi Liria me ekipin që ka dhe rezultatet në miqësore, duken në nivel të lartë dhe është rival i denjë për klubet brenda Shqipërisë.