Site icon Telegrafi

Liria dhe Drenica luajnë pa gola

Dy skuadrat që duan ta shmangin zonën e barashit, Liria dhe Drenica, janë ndeshur në javën e 25-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Takimi u mbyll pa gola.

Të parët rrezikuan mysafirët me anë të Kreshnik Lushtakut, ndërsa më pas Burhan Aliji pati një shans për ekipin prizrenas.

Në një atmosferë mbresëlënëse të krijuar nga tifozët në tribuna, Chibueze pati rastin më të mirë, por e goditi vetëm shtyllën. Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Liria vazhdoi ta kërkonte golin edhe në pjesën e dytë duke rrezikuar menjëherë me anë të Liridon Fetahajt, por në vend ishte Sadiku.

Rastet nuk munguan në pjesën e dytë, mirëpo nuk pati gola.

Pas këtij barazimi, edhe Liria, edhe Drenica vazhdojnë të qëndrojnë larg zonës së barashit. /Telegrafi/

Exit mobile version