Klubi i futbollit Liria ka njoftuar se janë kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës që të pezullohet Liga e Parë.
Klubi prizrenas e cilëson këtë vendim se është diskriminim pas asnjë bazë ligjore, pasi sipas tyre nuk janë konsultuar me ta.
Liria bëri të ditur se ata do të apelojnë vendimin e FFK-së në instancat më të larta vendore dhe ndërkombëtare rreth pezullimit të ligës.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KF Lirisë:
KF “Liria” përmes këtij reagimi njofton Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësishtë Komitetin Ekzekutiv, se është kundër vendimit të Bordit Ekzekutiv të FFK-së, lidhur me pezullimin e Ligës së Parë.
Konsiderojmë që ky është diskriminim që bëhet pa asnjë bazë ligjore, duke bërë llogari të tjera dhe duke mos përfill kërkesat e klubeve në këtë rast.
Madje, nga FFK-ja, as që kanë kërkuar ndonjë kosultim me ne, lidhur me vendimin e marrë.
Ky vendim i KE-së bie ndesh me Kuvendin e FFK-së si organ më i lartë.
KF Liria, do ta apeloj këtë vendim në gjithë instantcat vendore e ndërkombëtare, si diskriminues e të padrejtë dhe që nuk mbron interesat e klubeve si tërësi, por ato të individëve në këtë rastë.
Njëkohësisht kërkojmë nga KE i FFK-së të rishqyrtoj vendimin e marrë, në të kundërtën KF Liria, do të ndërmarrë gjithë veprimet juridike në vend dhe qështjen do ta dërgoj deri në Cas.. /Telegrafi/