Telegrafi

Liria, Besa e Istogu me sukses të qind për qindtë në Ligën e Parë

Tashmë kanë përfunduar pothuajse të gjitha ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Favoritët kryesor për tu kthyer në ligën elitare të futbollit kosovar, Besa dhe Liria, kanë shënuar fitoret e radhës përballë kundërshtarëve të tyre.

Pejanët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Vitisë, të cilën e mposhtën me rezultat minimal 1-0.

Ndërkohë, Liria para shikuesve të vetë në stadiumin “Përparim Thaçi” fituan kundër KEK-ut me rezultat 1-0.

Kujtojmë se Trepça dhe Ulpiana do të takohen më 4 shtator (nesër) dhe me këtë përfundon edhe xhiroja e dytë.

Ndryshe, Liria, Besa dhe Istogu kanë pikë të plota, përkatësisht secila nga gjashtë pikë dhe janë në krye të renditjes tabelore. /Telegrafi/