Skuadra prizrenase po bënë afrimet e fundit për të kompletuar organikën e skuadrës.
Liria nga Prizreni ka siguruar një tjetër përforcim, kur kanë mbetur afërisht edhe dy javë deri në fillim të edicionit të ri të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, ka siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Istogut, portierit Valmir Hajrizaj.
Portieri nga Istogu ishte nga më të dalluarit edicionin e kaluar dhe tani iu është bashkuar prizrenasve në stërvitje, ku gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi i kësaj marrëveshjes.
Me transferimin e Hajrizajt, Lira me gjasë ka përfunduar punën e përforcimeve duke pritur vetëm fillimin e kampionatit. /Telegrafi/