Telegrafi

Liquid shpallen kampion të turneut të Valorant – VCT EMEA League 2023

Pas më shumë se dy muajsh aksioni, Liga e VCT 2023 EMEA ka përfunduar me një befasi të madhe pasi Liquid i dhanë ekipit Fnatic humbjen e parë të turneut dhe u shpallën kampion.

Liquid i kanë dhënë fund serisë prej 21 fitoreve radhazi të ekipit fnatic, duke i mposhtur në finalen e madhe të VCT EMEA League.

Ndeshja finale përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3-1 me mapa në të mirë të ekipit Liquid.

Në këtë turne skuadrat ishin në garë për t’u kualifikuar tutje në turneun VCT 2023 Masters.

Katër skuadrat më të mira janë kualifikuar tutje, ato janë: Liquid, fnatic, FUT Esports dhe Na’Vi. /Telegrafi/