Telegrafi

Liquid me pamje të re mposhtin G2 në turneun e CS:GO – BLAST Premier Fall Groups

(Foto: HLTV)

Lista evropiane e Liquid debutoi me sukses të jashtëzakonshëm pasi mposhtën ekipin numër katër në botë, G2.

Liquid e nisën me fitore në Kopenhagë, në debutimin e tyre me formacionin e ri të CS:GO.

Në ndeshjen e tyre të parë Liquid u përballën me ekipin G2, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Keith ‘NAF’ Markovic me 70 eliminime dhe vlerësimin 1.20 nga HLTV.

Tani Liquid do të përballen me ekipin FaZe në ‘Upper Final’ të BLAST Premier Fall Groups.

Ndërsa G2 do të takohen me OG në ndeshjen eliminuese, të hënën nga ora 18:30. /Telegrafi/