Telegrafi

Liquid mposht ekipin Na’Vi për të siguruar gjysmëfinalen në turneun e CS:GO në Kopenhagë

(Foto: HLTV)

Ekipi amerikan Liquid ka shënuar fitoren e dytë në Blast Premier Fall Finals pas fitores ndaj Na’Vi.

Na’Vi në krye me lojtarin më të mirë të botës ‘s1mple’ nuk kanë arritur që të fitojnë ndeshjen e dytë të tyre në Blast.

Ndeshja përfundoi në të mirë të ekipit Liquid me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, edhe pse favorit ishte Na’Vi me renditje në vendin e 3 –të në botë.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte kapiteni i ekipit Liquid, Nick ‘nitr0’ Cannella me 65 eliminime gjithsej.

Liquid ka kaluar në gjysmëfinale pas kësaj fitore, ndërsa Na’Vi do të luaj në çerekfinale.

Skuadrat po garojnë një grup çmimesh rreth 425.000 dollarë në turneun Blast Premier Fall Final, si dhe fituesi do të sigurojë pjesëmarrjen në Blast World Final. /Telegrafi/