Telegrafi

Liquid mposht Astralis dhe siguron fazën Play-Off në turneun e CS:GO – ESL Pro League

(Foto: HLTV)

Liquid është ekipi i fundit që ka siguruar fazën Play-Off në turneun ESL Pro League në Malta.

Fitorja me rezultat 2-0 ja ka mundësuar ekipit Liquid biletën për në Play-Off.

Gjithashtu Liquid thyen akullin, duke fituar mapin ‘Nuke’ ndaj Astralis, pasi mbanin një rekord 0-13 (asnjë fitore, 13 humbje).

Kësaj radhe më i dalluari i ndeshjes ishte Jonathan ‘EliGE’ Jablonowski me 42 eliminime dhe vlerësimin 1.27 nga HLTV.

Faza e Play-Off në ESL Pro League do të filloj me datën 21 mars, ku 16 skuadra janë në garë për çmimin e vendit të parë prej 200.000 dollarësh. /Telegrafi/