Ekipi amerikan Liquid i është bashkuar listës së ekipeve të kualifikuara për në PGL Antwerp Major, i cili do të mbahet në Antwerp të Belgjikës gjatë muajit maj të këtij viti.
Liquid mposhti ekipin rival nga Amerika, Evil Geniuses, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të siguruar një vend në Majorin e madh të CS:GO.
Lojtari më i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall veterani francez, Richard ‘shox’ Papillon, me vlerësimin 1.44.
Me ketë fitore, Liquid i shtohet listës së ekipeve të kualifikuara më herët nga PGL Americas RMR MiBR, FURIA dhe Imperial.
Ndërkaq, ekipi Isurus është eliminuar nga ekipi Case, pasi humbën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Nesër (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e ekipeve me rekord 2-2, ku ekipet fituese do të sigurojnë një vend për në PGL Antwerp Major, ndërsa ekipet të cilat humbin do të eliminohen.
Oraret e ndeshjeve:
11:00 Sao Caetano – 9z
11:00 MIBR – FURIA (Ndeshja do të luhet për renditje, të dyja ekipet kanë siguruar vendin për në Major)
14:45 paiN – Case
18:30 Evil Geniuses – Party Astronauts
Formacioni i ekipit Liquid:
Keith “NAF” Markovic
Josh “oSee” Ohm
Jonathan “EliGE” Jablonowski
Richard “shox” Papillon
Nick “nitr0” Cannella
/Telegrafi/