Telegrafi

Liquid kalon në gjysmëfinale, Na’Vi eliminohet nga turneu i CS:GO – Blast Premier World Final

(Foto: HLTV)

Ekipi amerikan Liquid është ekipi i tretë që ka siguruar gjysmëfinalen në turneun që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Liquid ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa ndaj ekipit Na’Vi për të kaluar në gjysmëfinale.

Gjatë gjithë ndeshjes ekipi Liquid ishin më të mirë se Na’Vi, mapin e parë e fituan me rezultat 16-10, të dytin e humbën me rezultat 16-14, ndërsa në mapin e tretë përsëri treguan lojë fantastike duke fituar 16-9.

Lojtari i ndeshjes ishte Mareks ‘YEKINDAR’ Gaļinskis me 73 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.38.

Nga ana tjetër më i mirë tek Na’Vi ishte Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev me 63 eliminime.

Pas kësaj fitore Liquid ka kaluar në gjysmëfinale ku do të takohet me ekipin OG. /Telegrafi/