Telegrafi

Liquid e nis me fitore në turneun e CS:GO – Blast Premier World Final

(Foto: HLTV)

Tashmë kanë filluar ndeshjet e turneut Blast Premier World Final, i cili është i fundit për këtë vit sa i përket CS:GO.

Blast Premier World Final po mbahet në Dubai, ku tetë skuadra po garojnë për një grup çmimesh prej një milion dollarësh.

Ndeshja e parë u zhvillua ndërmjet Liquid dhe fituesit të Majorit të fundit, Outsiders.

(Foto: HLTV)

Këtë ndeshje Liquid e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ku patëm rastin të shohim edhe mapin ‘Anubis’.

Mapi i parë ‘Inferno’ i zgjedhur nga Liquid përfundoi me rezultat 16-10 në të mirë të Outsiders, i dyti ‘Anubis’ i zgjedhur nga Outsiders përfundoi 16-8 në të mirë të Liquid, si dhe mapi i tretë ‘Mirage’ përfundoi me rezultat 16-8 për Liquid.

Me këtë fitore Liquid ka kaluar në ‘Upper Final’ ndërsa ekipi Outsiders shkon në ‘Lower Bracket’. /Telegrafi/